Bekim Shotani: Lojtarët e mi kishin ngarkesë psikologjike në takim me Trepçën’89

Bekim Shotani: Lojtarët e mi kishin ngarkesë psikologjike në takim me Trepçën’89

Vushtrria dhe Trepça’89 i kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 në derbin rajonal të xhiros së dytë në Superligë.

Të parët në avantazh kaluan mysafirët me realizator Ardian Mujën në minutën  17-të.

Derisa për vendësit baraspeshën e vuri Jasmin Raboshta në minutën e 31-të.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani i cili u shpreh që ngarkesa psikologjike ka ndikuar tek lojtarët e tij në këtë takim.

Rezultati ka mundur të jetë ndryshe, kemi mundur të dy skuadrat të fitojmë. Kjo ishte ndeshja e parë pas tre viteve në Superligë dhe kjo ka ndikuar në ngarkesë psikologjike tek lojtarët para shikuesve tanë”, ishin fjalët e Shotanit për Super Sport Kosova.