Këshilltari i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka akuzuar LDK-në se, nuk kanë bërë asgjë s’ka për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për ta zhvilluar Kosovën.
Bellegu, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se LDK-ja është ajo që e kanë bërë Hashim Thaçin president.
“Me gjithë respektin për dëshirën për t’u përmirësuar si parti, të gjithë e dimë se LDK-ja ka qenë pjesë e gati të gjitha qeverive të pasluftës dhe asgjë s’ka bërë për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për ta zhvilluar Kosovën. Janë ata që e kanë bërë Hashim Thaçin president. Janë ata që kanë shkaktuar skenat traumatike në stacione të autobusëve të ikjes së rinisë sonë nga keqqeverisja e tyre. Në fakt, ata nuk mbahen mend për asgjë të mirë, por vetëm për mosvendosmëri dhe mundësim të së keqes”, ka shkruar Belegu.
Belegu gjithashtu ka komentuar edhe ofertat e dy liderve Albin Kurit dhe Isa Mustafës, nëpërmjet letrave publike që kishin të benin për mundesin e koalcionit. Belegu ka thënë se në këto letra u vërejt se nuk e kanë në interes qytetarin, por vetëm përfitimet momentale të votave në elektorat.
“Duke i dërguar letra të hapura njëri tjetrit për bashkëpunim përmes statuseve në Facebook, u vërejt se nuk e kanë në interes qytetarin, por vetëm përfitimet momentale të votave në elektorat.
Ata që ia dojnë të mirën këtij vendi, nuk luajnë me ndjenja të qytetarëve. Ata që e dojnë Kosovën 100% shtet, punojnë ditë e natë për rezultate konkrete”.
Belgu për fund ka shkruar se qeveria e Ramush Haradinajt ka bërë më shumë gjatë gjysëm mandati sesa LDK-ja gjatë të gjitha mandateve të tyre.
“Qeveria e Ramush Haradinajt ka bërë më shumë gjatë gjysëm mandati sesa LDK-ja gjatë të gjitha mandateve të tyre”, ka përfunduar Belegu.