Belgjika arrinë fitore të thellë përball Rusisë

Belgjika arrinë fitore të thellë përball Rusisë

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur fitore të thellë përball Rusisë me rezultat 3-0, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të belgëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë u shënua nga Romelu Lukaku në minutën e 10-të të takimit.

Ndërsa golin e dytë e shënoj Thomas Meunier në minutën e 34-të.

Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë ishte shumë më e zbehtë.

Në rastin e parë të krijuar nga Belgjika në këtë pjesë, Lukaku shënoj golin e tretë për “Djajt e Kuq” dhe të dytin personal të takimit në minutën e 88-të të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës Belgjika e luan kundër Danimarkës, ndërsa Rusia do të ketë përball Finlandën.


Belgjika shënon edhe golin e tretë përball Rusisë

Romelu Lukaku ka shënuar golin e tretë për Belgjikën dhe të dytin personal përball Rusisë.

Goli u shënua në minutën e 88-të, për t’i siguruar fitoren belgëve.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë është duke u zhvilluar lojë shumë më e zbehtë se në të parën nga të dyja skuadrat.


Fillon pjesa e dytë mes Belgjikës dhe Rusisë


Përfundon pjesa e parë mes Belgjikës dhe Rusisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2-0 në përballjen mes Belgjikës dhe Rusisë.

Belgët arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 10-të të takimit përmes Romelu Lukakut.

Minutat në vazhdim u karakterizuan me dominim të belgëve, të cilët ishin dukshëm më të mirë.

Golin e dytë belgët e gjetën në minutën e 34-të përmes Thomas Meunier.

Duke parë pjesën e parë dhe dominimin e belgëve, pjesa e dytë sigurisht se garanton edhe disa gola.


Belgjika dyfishon rezultatin përballë Rusisë

Belgjika ka arritur të shënoj edhe golin e dytë në përballje kundër Rusisë.

Golin e parë personal dhe të dytin në takim e shënoj Thomas Meunier në minutën e 34-të të takimit.

Deri në këtë minutë ëshët duke u zhvilluar ndeshje e hapur, por vërehet dominim më i theksuar i belgëve.


Belgjika kalon në epërsi ndaj Rusisë.

Belgjika ka kaluar në epërsi në përballjen kundër Rusisë.

Golin e shënoj sulmuesi, Romelu Lukaku, në minutën e 10-të të takimit.

Ndeshja është duke u dominuar thuajse tërësisht nga belgët.


Fillon ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë.