Belgjika lajmëron kufizimet e reja

Belgjika lajmëron kufizimet e reja

Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jothelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje, për të paktën një muaj e gjysmë.

“Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat”, tha kryeministri belg, Alexander de Croo, transmeton Insajderi.

Që nga mesi i muajit tetor, ky vend evropian, ka regjistruar mesatarisht nga 15 mijë raste të të infektuarve në ditë, ndërsa frenimi i tyre, synohet duke vendosur masat e reja anti-covid.

Mbi 10 milionë të infektuar janë regjistruar deri më tani në Evropë, me shtetin më të prekur Francën, të pasuar nga Italia./Insajderi.com.