Belgjika me mbi 10 mijë viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Belgjika me mbi 10 mijë viktima nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Belgjika, e cila është njëra nga vendet më të goditura në Evropë, nga vala e dytë e pandemisë, ka njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend, që nga dalja e rasteve të para, ka kaluar shifrën e 10 mijë personave, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave, të publikuara nga “Instituti Sciensano”, në muajin prill, kur kishte arritur kulmin koronavirusi në vend, për 10 ditë me radhë ishin regjistruar nga 250 raste të vdekjeve në vend.

Belgjika e cila ka një popullsi prej 11. 5 milionë banorëve, ka raportuar mbi 115.353 raste me koronavirus. /Insajderi.com