Bella Ciao! “La Casa de Papel” do të ketë një sezon të 5-të

Bella Ciao! “La Casa de Papel” do të ketë një sezon të 5-të

Ne e dinim që do të vinte, por thjesht nuk ishim të sigurt kur do të vinte. La Casa de Papel do të kthehet për sezonin 5. Kanë kaluar muaj pasi pjesa 4 e serialit mbërriti në Netflix me më shumë acarim, veprim, kundërshtarë dhe plumba.

Urrejtja e fansave u zhvendos në drejtim të shumë personazheve këtë sezon, dhe vdekja e Nairobi i la zemërthyer shumë shikues. Por nuk ka mbaruar.

Seriali vazhdon të jetë një hit ndërkombëtar në Netflix. Kjo është një pjesë e arsyes që ata i dhanë krijuesit Álex Pina një marrëveshje të përgjithshme, duke nxjerrë seri të tilla si Vis a Vis (Locked Up), White Lines dhe Sky Rojo që do publikohet së shpejti.

Pina hyri në llogarinë e tij në Instagram dhe postoi një foto në Vancouver Media, kompania e tij e prodhimit. Por ai nuk po pushonte. Ai shprehu se është i zënë duke shkruar sezonin e 5-të për La Casa de Papel. Kush është i ngazëllyer?

Netflix nuk ka bërë një njoftim zyrtar, por prodhimi në Spanjë për disa nga shfaqjet e tij është vendosur të rifillojë së shpejti. /Insajderi.com