Bella dhe Gigi paskan dhe dy motra më të mëdha, por nuk qenkan si modelet

Bella dhe Gigi paskan dhe dy motra më të mëdha, por nuk qenkan si modelet

Në fillim ishte Gigi. Pastaj erdhi Bella, “kopja“ e saj me flokë të errët. Në fund, edhe vëllai i vogël, Anaar I trazoi ujrat në industrinë e modës ku ka qenë pjesë e fushatave të Hugo Boss dhe Zadig & Voltaire.

Por tamam atëherë kur menduam se kishim parë cdo gjë nga Hadid-ët, mësojmë se ka edhe dy të tjera: Alana dhe Marielle.

Ndonëse nuk e kanë bukurinë ë motrave të tyre modele, edhe ato janë mjaft të hijshme dhe kanë lidhje me modën: Alana është stiliste, Marielle qëndron pas markës “ Hadid Eyewear“.

Ato kanë ardhur në jetë nga martesa e parë e Mohamed Hadid me Marty Butler, qe  më vonë lidhur kurorë me nënën e Gigit dhe Bella-s, Jolandën.