Ben Chilwell dhe Mason Mount në izolim për 10 ditë

Ben Chilwell dhe Mason Mount në izolim për 10 ditë

Ben Chilwell e Mason Mount nuk do të mund të jenë në planet e Gareth Southgate për 10 ditë, pasi janë vetizoluar për 10 ditë, shkruan Insajderi.

Ani pse rezultuan negativ në testimin për Coronavirus, atyre iu desh të vetizolohen për shkak se kishin pasur kontakt të ngushtë me Billy Gilmour e Skocisë, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 para pak ditësh.

Të dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të EURO 2020, të cilën Anglia do të ketë përball Republikën Çeke.