Bën propagandë me sondazhe në kohë pandemie, qytetarët çuditën me veprimin e Haki Abazit

Bën propagandë me sondazhe në kohë pandemie, qytetarët çuditën me veprimin e Haki Abazit

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar fushatën zgjedhore, ani pse Kosova ndodhet në fluksin e pandemisë koronavirus (COVID-19), e numri i të prekurve po rritet dita e ditës.

Deputetë, nënkryetarë partie, zëdhënës e këshilltarë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kanë publikuar një sondazh, ku partia e Kurtit renditet e para me mbi 52% të votave, shkruan Insajderi.

Në mesin e këtyre zyrtarëve që e kanë publikuar këtë sondazh, është edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi. Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruajtur, “52.8% janë për ditën që ka ardhur dhe jo për terrin”.

“52.8% janë për ditën që ka ardhur dhe jo për terrin”, ka shkruajtur Abazi.

Por, lidhur me këtë sondazh të VV-së, në kohën kur Kosova po përballen me situatën e pandemisë Covid-19, kanë reaguar shumë qytetarë, me komente në statusin e zëvendëskryeminstrit, Abazi.

Shumica prej tyre e kanë shprehur habinë, sesi është e mundur të bëhet ky sondazh, në një kohë kur Kosova po përballet me koronavirus. Madje, disa prej tyre e kanë këshilluar Abazin dhe qeverinë që të mirren me popullin dhe jo me sondazhe.