Benzema grumbullohet nga Franca pas gjashtë vitesh

Benzema grumbullohet nga Franca pas gjashtë vitesh

Nuk ka më dyshime, Karim Benzema është grumbulluar nga trajneri i Francës, Didier Deschamp, për Europianin që do të zhvillohet këtë verë, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Realit, ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuq të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

Sezoni fantastik i Benzemasë me madrilenët, duket se ka joshur drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit që të ndryshojnë mendim. Nga ana tjetër, nuk ka vend për yllin e Milanit Theo Hernandez, i cili pavarësisht se ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me kuqezinjtë, nuk ka marrë një ftesë për Europianin.

LISTA:

Portierë: Lloris, Mandanda, Mayan

Mbrojtës: Pavard, Dubois, Zouma, Varane, Kimpembe, Lenglet, Lucas Hernandez, Digne, Kunde

Mesfushor: Kante, Pogba, Rabiot, Tolisso, Sissoko, Lemar.

Sulmues: Coman, Benzema, Mbappe, Dembele, Grizmann, Giroud, Ben Yeder, Thuram. /Insajderi.com