Benzema kalon në epërsi Realin në “El Classico”

Benzema kalon në epërsi Realin në “El Classico”

Real Madrid ka kaluar në epërsi në “El Classico” me golin e shënuar nga sulmuesi francez Karim Benzema, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 14-të e ndeshjes, ku pas një solo depërtimi nga Valverde, pason në krahun e djathtë aty ku ndodhet anësori Vasquez, i cili arrin t’a fus topin zhagas në zonën e kundërshtare, ku aty ndodhet i përhershmi Benzema i cili në mënyrë mjeshtërore arrin ta dërgoj topin në rrjetë, duke goditur me thembër.

Aktualisht ekipi i Zidane ndodhet në krye të klasifikimit në La Liga me 66 pikë, aq sa kanë rivalët e qytetit, Atletico. /Insajderi.com