Beqari që kërkoi dashurinë në emision në mesin e 25 grave: “Jam homoseksual”

Beqari që kërkoi dashurinë në emision në mesin e 25 grave: “Jam homoseksual”

Dy vjet pasi mbaroi sezonin në “The Bachelor”, Colton Underwood ka pranuar publikisht se është homoseksual. Underwood e zbuloi lajmin në një intervistë me “Good Morning America” këtë të martë, njofton Insajderi.

29-vjeçari i “The Bachelor” foli hapur për drejtimin e tij homoseksual gjatë vitit të kaluar. Deri tani, ai nuk e kishte bërë publik, por, siç rrëfeu në intervistën e fundit, mirë është që njerëzit ta dinë.

“I jam larguar vetes për një kohë të gjatë, e kam urryer veten për një kohë të gjatë”- tha ai pasi pranoi drejtimin seksual në intervistën me Robin Roberts. “Hapi tjetër në të gjithë këtë gjë është t’i lëmë njerëzit ta dinë. Jam akoma nervoz …. Por po përjetoj emocione në një mënyrë kaq pozitive, saqë ndihem i lumtur. Jam më i lumtur dhe më i shëndetshëm sesa kam qenë ndonjëherë në jetë dhe kjo është e gjithë bota për mua”, thotw ai.

Ylli i reality show-t i kërkon ndjesë publike edhe Cassie Randolph, ish-partneres me të cilën doli fitues nga “Bachelor”. Cassie dhe Underwood u frekuentuan për gati një vit, por lidhja mori fund, pasi gjërat nuk po funksiononin. /Insajderi.com