Beqiri: PDK-AAK-Nisma, koalicion i interesit

Beqiri: PDK-AAK-Nisma, koalicion i interesit

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës-së, Ismet Beqiri po thotë se koalicioni PDK, AAK dhe NISMA, ka qenë i pritshëm, pasi që sipas tij pavarësisht sulmeve të njëra tjetrës kur vjen puna te pushteti i harrojnë të gjitha.

“Për ne është e rëndësishme koalicioni që ne e kem lidh kemi bërë një koalicion mjaft parimor i cili është edhe koalicion i përputhjes së programeve edhe i mundësive për qytetarët tonë. Ndërkaq për koalicionin tjetër në një mënyrë ka qenë i pritshëm sulmeve njëri kundër tjetrit por u pa qartë se kur është në pyetje pushteti i harrojnë të gjitha”, ka thënë ai.

Beqiri ka thënë se partitë politike mund të i shkelin të gjitha parimet politike për pushtet.

“Çdo gjë te ne është e mundshme edhe atje ku duket e pamundshme edhe mes partnerëve potencialë që për shumë çka sipas tyre nuk përputhen por kjo mbrëmë që ndodhi u pa qe kur është në pyetje interesi, pushteti unë jam i vetëdijshëm qe çdo subjekt politik lufton për të marrë pushtetin, por disa megjithatë nuk zgjedhin mjete, nuk zgjedhin kundërshtarë për ta bërë këtë”, ka thënë Beqiri.

Beqiri është shprehur i bindur se skenari i tri partive që tashmë kanë hyrë në koalicion ka qenë i përgatitur qysh para mbështetjes së mocionit të opozitës.

“Këtu nuk duhet me thënë asnjë fjalë përpos asaj që është shumë e qartë çdo gjë që ka ndodhë shihet që ka qenë e koordinuar, këtu nuk duhet me thënë kushtimisht i mençëm për ta ditur këtë sepse që nga kohët e fundit të mos funksionimi i punës qe duhet në Kuvend e pastaj mocioni mënyra si është bërë ka qenë shumë e çartë se ai mocion s’do të kalonte me vota të opozitës, prandaj dihet si është bërë, kush e ka bërë dhe si ndodhi në fund dhe rezultati i kësaj është kjo që ndodhi mbrëmë”, ka thënë ai për Ekonomin Online.

Koalicioni parazgjedhor PDK-LDK-AAK, u arrit mbrëmë, ndërsa Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër.

Gjatë ditës së djeshme edhe LDK-ja arriti marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi./Insajderi.com