Beqiri: PDK po tenton ta shkelë marrëveshjen e koalicionit

Beqiri: PDK po tenton ta shkelë marrëveshjen e koalicionit

Shefi i Grupit Parlamentar tw LDK-së Ismet Beqiri, duke e lavdëruar qeverisjen e shefit të tij Isa Mustafa, tha se ky subjekt politik e ka marrë me qetësi mocionin e opozitës për mosbesim.

Por sipas Beqirit partneri i tyre i koalicionit po e shkel marrëveshjen me të cilën filluan të qeverisin qysh para tre vjetësh.

“Nëse u lihet në dorë deputetëve të votojnë për mocionin po shkelet një marrëveshje e arritur në 2014-ën”, tha Beqiri në foltoren e kuvendit.

“Si grup parlamentar mendojmë se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa është me e mira qeverisje e pasluftës, duke marrë parasysh problemet që janë paraqitur. Pajtohem me Zenunin që është e vërtet që ka pas ngecje në krim të organizuar, në sundim të ligjit por ka pas suksese në zhvillim ekonomik”, tha ai./Insajderi.com