Bëri tejkalim në vijë të plotë, i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Bëri tejkalim në vijë të plotë, i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës po vazhdon me ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut rrugor që po identifikohen, shkruan Insajderi.

Policia ka njoftuar se ka gjobitur me 150 euro dhe konfiskim për tre muaj të patente shoferit, një shofer i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë në magjistralen Gjakovë-Klinë.

“Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë”, është shkruar në njoftim.

Më tej thuhet se gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com