Bëri thirrje për vrasjen e Kurtit – anëtari i Nismës “masakrohet” nga komentuesit

Bëri thirrje për vrasjen e Kurtit – anëtari i Nismës “masakrohet” nga komentuesit

Kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Nismës, Haxhi Hoti, ka bërë një deklaratë skandaloze në profilin e tij në Facebook.

Hoti ka shkruar se lideri i VV-së dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë: ta lëshoj Kosovën ose të vritet, shkruan Insajderi.

E komentues të shumtë, Hotin e kanë kritikuar, kundërshtuar ashpër e madje kërcënuar

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarin e Nismës, Endrit Shalën, ku ka thënë se Nisma distancohet nga deklarimet që nxisin dhunë.