Sali Berisha ka përdorur Facebook-un për të shkruar kundër rivalit të tij të përhershëm, Edi Ramës. E krahason me Esad Pashën e Enver Hoxhën.
Sali Berisha e ka krahasuar Edi Ramën me njeriun që ndër shqiptarë është sinonim i tradhtisë kombëtare.
“Esad Pasha i ri”, e ka quajtur ish-kryeministri shqiptar, kryeministrin e tanishëm.
Berisha ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një shkrim të gjatë ku ka renditur momente politike të Edi Ramës, të cilat, sipas Berishës, e dëshmojnë se Rama meriton krahasimin me Esat Pashën.
“Në Prishtinë si misionar i Beogradit. Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datën një korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veças të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës, ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo ‘big brother’ i tyre”, shkruan Berisha, njofton Insajderi.
“Ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës. Miq, Edi Rama shkon në Prishtinë si një provokator sepse vet ai është sot pas Enver Hoxhes sinonimi më i shëmtuar i përçarjes kombëtare”./Insajderi.com