Berisha i reagon Blinken pas shpalljes person “non-grata” në Amerikë

Berisha i reagon Blinken pas shpalljes person “non-grata” në Amerikë

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për t’ia ndaluar hyrjen në ShBA, njofton Insajderi.

Berisha ka zgjedhur rrjetin social ‘Facebook’ që të reagojë për këtë çështje, për çka thotë se gjatë 30 viteve në karrierën e tij politike nuk ka egzistuar asnjë akuzë në drejtim të tij nga asnjë person apo insitucion.

“Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni”, ka shkruar ai.

I akuzuar se ka përfituar nga fondet publike, Berisha thotë se përfitime të tilla nuk ka pasur as familjarët e tij, të cilët u futën në listën e zezë të SHBA-së.

“Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter”, ka thënë ai, duke e ftuar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken që të bëjë publike faktet dhe dokumentet për të argumentuar pretendimin e tij.

“Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA”, ka shkruar më tej ai.

Derisa ka numëruar veprimet e tij të marra gjatë qeverisjes, Berisha përmend denoncimet në mediat shqiptare dhe të huaja ndaj multimiliarderit George Soros, “si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim”.

“Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar”, tha më tej ai. /Insajderi.com