Berisha: Pas Kroacisë tani edhe dy shtete të tjera japin garanci për lirimin e të akuzuarve në Hagë

Berisha: Pas Kroacisë tani edhe dy shtete të tjera japin garanci për lirimin e të akuzuarve në Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësi i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka bërë të ditur se pas Kroacisë, tani edhe Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garant për lirimin me kusht Hashim Thaçit dhe të arrestuarve të tjerë që po mbahen në Hagë, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.

“Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal. Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mëngjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyrat e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikëpyetje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Sipas tij, “përfaqësuesit institucional të Kosovës, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosovën në Hagë”./Insajderi.com

Veproni institucionalisht, përgjegjësinë e kemi individuale

Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen…

Posted by Hisen Berisha 327 Official on Sunday, May 2, 2021