Berisha përgënjeshtron Limajn për formimin e koalicionit

Berisha përgënjeshtron Limajn për formimin e koalicionit

Deputeti i zgjedhur edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha duke dashur ta përgënjeshtroj qëndrimet e drejtorit ekzekutiv të Insajderit, Parim Olluri, i cili tha se Nisma ka qenë e pavërejtshme në aktivitet politike, Berisha ka përgënjeshtruar kryetarin e partisë së tij.

Berisha ka thënë se Nisma nuk ka qenë ndjekës e AAK-së sepse koalicioni është bërë edhe në prani të Nismës.

“Nuk është e vërtetë që NISMA ka qenë ndjekëse e AAK-së sepse ne aty kemi qenë kur është bërë koalicioni dhe kemi qenë bashkë  me AAK-në”, ka thënë Berisha në TV Dukagjini.

Por pak kohë pas koalicionit të krijuar PDK-AAK-Nisma, Limaj kishte dal në skenë për të treguar ‘sakrificën’ që kishte bërë natën kur ishte bërë koalicioni.

Limaj në një emision televiziv kishte thënë se kur kishte pranuar ofertën nga Haradinaj për të bërë koalicion me PDK-në. Sipas tij ky ishte një vendim aspak i lehtë për të.

“Nuk ka vendim të lehtë në politikë sidomos vendimet e mëdha janë të vështira, e ai ishte një vendim shumë i rëndësishëm për t’i dhënë një mundësi vendit tonë e për t’i dhënë Ramush Haradinajt një mundësi. Ishte koalicion i shpejtë, zhvillimet kanë ndodhur pasditen e së martës dhe kanë qenë zhvillime të shpejta e dramatike” kishte thënë Limaj.

Madje Limaj fillimisht për ofertën që kishte dëgjuar kishte menduar se është shaka.

“Mendoja së është duke bërë hajgare sepse Haradinaj ishte në Tiranë. Unë i thash ‘hajt pije një kafe, shihem nesër’ duke menduar se është shaka”, ka thënë Limaj në një tjetër emision televiziv./Insajderi.com