Berisha: Rama ka bërë operacione plastike

Berisha: Rama ka bërë operacione plastike

Ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama janë dy kundërshtarët më të ashpër në skenën politike në Shqipëri por ata shpeshherë nuk i kanë kursyer as detajet e jetës së tyre personale për të sulmuar njëri-tjetrin.

Por një “akuzë” e fundit e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj kryeministrit të tanishëm Edi Ramës, prek një nga temat më të përmendura në botën e showbizit: operacionet plastike.

“Kjo është e sigurtë”, ka thënë Berisha, i ftuar në emisionin “Zing me Ermalin” ai ka thënë se Rama ka bërë operacione plastike në fytyrë për t’u dukur më i bukur.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ndikon pushteti në pamjen fizike, dhe se a do të bëhet më i bukur Lulzim Basha, kryetari i tanishëm i PDK-së kur të bëhet kryeministër,  Berisha ka lëshuar këtë “akuzë” ndaj Ramës.

“Po por pa operacionet plastike të bënë Rama. Se Rama bënë operacione plastike. Kurse Luli sbon”, ka thënë Berisha./Insajderi.com