Berlin apo Mynih?- Albin Kurti ia huq lokacionit

Berlin apo Mynih?- Albin Kurti ia huq lokacionit

Mëngjesin e sotëm në Mynih të Gjermanisë janë nënshkruar dy marrëveshje mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, në praninë e ambasadorit Richard Grenell, i deleguar special i presidentit Donalt Trump, për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Por, tek në mbrëmje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka rënë ndërmend të reagojë për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve.

Mirëpo, përveç se reagoi me vonesë, kryeministri Kurti ia ka huq lokacionit ku janë nënshkruar këto dy marrëveshje.

Ani pse ndodhet vet në Mynih të Gjermanisë, Kurti, në postimin e tij në Facebook, ka thënë se marrëveshjet u nënshkruan në Berlin, në kryeqytetin e Gjermanisë.

Megjithatë, shpejt i ka rënë ndërmend se edhe ai vet gjendet në Mynih, aty ku u nënshkruan marrëveshjet, e jo në Berlin, duke përmirësuar huqjen e bërë.

Në Mynih të Gjermanisë, sot janë nënshkruar marrëveshjet për hekurudhat dhe autostradën që lidh dy shtetet/ /Insajderi.com