Berlinalja i gjunjëzohet Kinës: detyrohet ta heq nga filmi artistin Ai Weiwei

Berlinalja i gjunjëzohet Kinës: detyrohet ta heq nga filmi artistin Ai Weiwei

Artisti kontravers kinez Ai Weiwei tregon për DW se pse kontributi i në filmin “Berlin, I love you” është larguar qëllimshëm.

Producentët  e filmit ‘Berlin, I Love You’, kanë cituar influencën kineze si arsye pse ata kanë prerë pjesën e Ai Ëeiëeit. Artisti në një intervistë për DW ka treguar se Festivali Internacional i Berlinit ka sugjeruar që pjesët e tij duhen larguar prej filmit.

Kjo gjë ka ndodhur për shkak të brengës që artisti do të bëhet një pengesë politike, thotë artisti dhe producentet e filmit.

“Arsyeja që është dhënë për fshirjen e episodës ishte statusi im politik, i cili e bëri të vështirë për ekipin e produksionit të gjejë fonde të mëtutjeshme” thotë Ai, në intervistën në DW.

Ai thotë që ai nuk ishte i vetëdijshëm që kontributi i tij në film ishte fshirë deri kur filmi u shfaq.

Filmi në fjalë është instalacioni i fundit i serisë filmike “Cities in Love”. Një prej producenteve eksekutiv të filmit, është duke bërë një instalacion të këtyre serive në Shanghai, tregon Ai.

Ai Weiwei është një kritik i qeverisë së Kinës dhe ka kaluar vite në arrest shtëpiak në Kinë derisa është lejuar të largohet prej shtetit në 2015, kur u vendos Berlin.