Berlini kërkon lirimin e demonstruesve të arrestuar në Moskë

Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë që t’i lirojë më shumë se 1.000 demonstrues të arrestuar në Moskë gjatë protestave fundjavën e kaluar, duke e akuzuar policinë për përdorim të tepruar të dhunës.

Berlini kërkon lirimin e demonstruesve të arrestuar në Moskë

“Qeveria gjermane pret lirimin urgjent të personave të arrestuar”, ka thënë në konferencë për shtyp zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel, Urlike Demmer.

Ajo gjithashtu ka shprehur brengosjen e Berlinit dhe e ka përkujtuar Moskën se ka për obligim ta respektojë lirinë e tubimeve dhe të shprehjes.

Policia ruse të shtunën në demonstrata në qendër të Moskës ka arrestuar më shumë se 1.000 persona.

Protestat janë mbajtur për shkak të refuzimit të kandidaturave të njerëzve nga opozita për zgjedhjet lokale./Insajderi.com.