Berlini ‘ngre gishtin e mesëm’ ndaj personave që thyejnë rregullin e vendosjes së maskës

Berlini ‘ngre gishtin e mesëm’ ndaj personave që thyejnë rregullin e vendosjes së maskës

Autoritetet turistike në Berlin kanë nisur një fushatë reklamash që paraqet një grua të moshuar duke u pozuar me gishtin e mesit të ngritur ndaj njerëzve që nuk pranojnë të mbajnë maska.

“Gishti tregues i ngritur për të gjithë ata që nuk kanë maskë”, shkruhet në poster, së bashku me një foto të gruas së maskuar.

Visit në Berlin ka thënë se fushata është për të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të të moshuarve.

Por fushata ka nxitur diskutimë, me disa persona në Gjermani që e quajnë atë fyese.

Reklama “Ne i bindemi rregullave të Koronës”, nisur nga Senati i Berlinit dhe Vizitoni Berlinin, fillimisht u shfaq të martën në një gazetë lokale, por u përhap shpejt në mediat sociale.

Christian Tänzler, zëdhënës i Visit Berlin, tha që posteri  i cili është pjesë e një fushate më të gjerë, është për të kujtuar njerëzit që të ndjekin rregullat kundër Covid në qytet.

“Shumica e berlinasve dhe mysafirëve tanë respektojnë dhe ndjekin rregullat, por disa njerëz nuk i respektojnë. Këta njerëz rrezikojnë jetën e njerëzve të moshuar dhe njerëzve nga komuniteti në rrezik,” i tha ai BBC.

“Ne kemi dashur t’i kushtojmë vëmendje këtij problemi. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur këtë motiv provokues.”

Reklama ka një ton të dukshëm berlinas, shtoi Z. Tänzler.

“Berlinasitt janë shumë të njohur për komunikimin e tyre të drejtpërdrejtë,” tha ai, duke shtuar se mendonte se shumë britanikë do të vlerësonin humorin./Insajderi.com

Burimi: BBC News