Berlusconi kthehet në politikë, kandidohet për Parlamentin Evropian

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi, karriera e të cilit është shënuar me probleme të vërteta, skandale, probleme me zemër dhe disfata politike, është kandiduar për Parlamentin Evropian.

Berlusconi kthehet në politikë, kandidohet për Parlamentin Evropian

Berlusconi, të cilit i ka skaduar ndalesa për kryerjen e funksioneve publike, ka kumtuar në Sardenjë se po kandidohet në kuadër të partisë së tij djathtiste Forca Italia për zgjedhjet e majit në Parlamentin Evropian, ka transmetuar AP.

Ish kryeministri i Italisë, i cili e ka kryer këtë funksion në tri mandate, ka thënë se dëshiron të “ngritë zërin për Evropën e cila duhet të ndryshojë, për Evropën e cila ka humbur thellë autoritetin në botë”.

Berlusconi ka pasur të ndaluar të kryej funksione publike gati për pesë vjet për shkak të aktgjykimit për evazion fiskal. Vitin e kaluar gjykata, duke pretenduar sjelljen e tij të mirë, ka gjykuar se ai mund të kandidohet përsëri./Insjaderi.com.