Bërnabiq: Deklarata ime në lidhje me Rusinë është nxjerrë nga kontesti

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar për gazetën serbe “Politika” se nuk ka thënë asgjë çfarë do të rrezikonte marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe se deklarata e saj është nxjerrë nga kontesti.

Bërnabiq: Deklarata ime në lidhje me Rusinë është nxjerrë nga kontesti

“Deklarata ime në lidhje me Rusinë është nxjerrë nga kontesti nga ana e një njeriu i cili në mënyrë tendencioze e ka nxjerrë nga kontesti që pastaj të tweet-ojë për të”, ka thënë Ana Bërnabiq, duke komentuar kritikat për shkak të deklaratës së saj në Londër se Rusia do ta humbë peshën e saj të cilën e ka tani kur të zgjidhet problemi me Kosovën dhe se marrëdhëniet me Rusinë do të bien vetëm në bashkëpunim për energji.

“Sot, për fat të keq, njerëzit po i thjeshtojnë gjërat. Derisa çështja e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinë është e hapur, njerëzit gjithmonë do të përpiqen ta ndajnë vendin në mes të atyre të cilët janë miqtë e Prishtinës dhe atyre që janë miqtë e Beogradit. Ky është thjeshtim”, ka thënë Ana Bërnabiq, dhe ka vazhduar  “kur në një moment zgjidhet kjo çështje, e dikur duhet të nënshkruhet marrëveshja mbi normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, ky thjeshtim më nuk do të ekzistojë më”.

“Kjo nuk është mirë për Beogradin, nuk është mirë as për Federatën Ruse. Ata nuk janë miqtë tanë vetëm për shkak të asaj që po i mbrojnë interesat tona në lidhje me Kosovën. Këtë kam thënë në Londër”, ka shpjeguar kryeministrja serbe dhe ka shtuar se “i vjen mirë kur njerëzit i nxjerrin gjërat nga kontesti sepse kjo do të thotë se qeveria po punon mirë dhe se nuk ka probleme të vërteta”.

Duke folur për takimin në Paris, Ana Bërnabiq ka thënë se është optimiste dhe se shpreson që do të ketë takim, “megjithëse në këtë moment nuk po duket kështu”./Insajderi.com.