Bërnabiq: Ballkani i Hapur nuk ka se si të dështojë

Bërnabiq: Ballkani i Hapur nuk ka se si të dështojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se “Ballkani i Hapur”, nuk mund të dështojë, pasi sipas saj mjafton bashkëpunimi edhe ndërmjet dy shteteve “për të pasur sukses”.

Ajo në “TV Pink”, ka thënë se nuk e kupton refuzimin e Kosovës që të mos përfshihet në këtë iniciativë.

“Nëse, për ndonjë inat ballkanik, ata nuk bashkohen, do t’u vijë keq dhe qytetarët e tyre me siguri do të bashkohen”, tha ajo.

Ballkani i Hapur.

Sipas saj, përfitimet nga “Ballkani i Hapur”, do të jenë të mëdha, duke shtuar që “refuzuesit do të pendohen”.

Pos Kosovës – edhe Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë refuzuar të përfshihen.

Ndërkaq, momentalisht pjesë e “Ballkanit të Hapur”, pos Serbisë, janë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kështu, kryeministrja serbe shtoi se ky projekt “nuk është në krizë”, sidomos tash kur ka zhvillime politike në Maqedoninë e Veriut. /Insajderi.com