Bërnabiq reagon pas dënimit të Ratko Mladiqit

Bërnabiq reagon pas dënimit të Ratko Mladiqit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është ndër të vetmet politikanë serbë të cilët kanë reaguar pas rikonfirmimit të dënimit me burg të përjetshëm të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara ndaj kriminelit serb, Ratko Mladiq, njofton Insajderi.

Bërnabiq tha se me vendimin e sotëm, pajtimi mes pupujve është shumë më larg se që ishte në përfundim të luftës në Bosnjë më 1995, gjë për të cilën ka kontribuuar shumë Haga.

Ajo në një intervistë në “Tv Pink”, ka shtuar se vendimi i sotshëm “ndoshta nuk e ka gjykuar Serbinë, por gjithsesi serbët, po”.

Kryeministrja serbe tha se Serbia është e përkushtuar për të hetuar të gjitha krimet e luftës, si dhe për kapjen e të akuzuarve dhe ndëshikim e atyre që janë përgjegjës për krimet.

Megjithatë, Bërnabiq ka thënë se nuk do të komentojë gjerësisht mbi vendimin, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë për këtë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB në orën 21:00.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve të ndjekin seancën dhe ata do të marrin një përgjigje nga fjalimi i presidentit”, tha kryeministrja serbe. /Insajderi.com