fbpx

Bersant Celina i etur t’ia dëshmojë vlerën e tij Guardiolas

Bersant Celina i etur t’ia dëshmojë vlerën e tij Guardiolas

Të gjitha rrugët kthehen tek Manchester City për Bersant Celinën.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka treguar për dëshirën e tij të zjarrtë të arrijë klasifikimin për në stadiumin Etihad. Kjo është një ambicie për të cilën Celina nuk është gati të dorëzohet, shkruan DailyMail.

“Ambicia ime më e madhe është të kem një karrierë në City. Dua të luaj në Premierë Ligë për City-n”, ka thënë ai.

Celina ka kaluar sezonin e kaluar në huazim nga Twente, ku ai ka impresionuar dike luajtur i rregullt në ligën holandeze Eredivise. Ndërsa është gati e sigurt që Celina do të luajë edhe për një stinor të ri larg klubit të tij, pasi që ka nënshkruar me klubin anglez Ipswitch Town.

Por, atë të cilin sulmuesi dëshiron të impresionojë është Guardiola, pasi që siç thotë Celina “Manchester City është një klub i madh dhe ata duan të nënshkruajnë me vetëm lojtarët më të mirë në botë”.

“Edhe nëse klubi vendosë të më shesë, do të luftoj që ata të më marrin përsëri. Kjo është ajo çfarë unë dua”, ka thënë Celina./Insajderi.com