Besa dhe Ferronikeli ndajnë pikët

Besa dhe Ferronikeli ndajnë pikët

Në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, mes Besës së Pejës dhe skuadrës nga Drenasi, Ferronikelit, ekipet kanë ndarë pikët, duke luajtur me rezultat 1:1, njofton Insajderi.

Gjatë pjesës së parë, edhe pse nuk munguan rastet nga të dyja ekipet, fraksioni i parë i takimit u mbyll me rezultat 0:0.

Në pjesën e dytë, të dyja ekipet tentonin të shënonin golin e epërsisë, mirëpo rezultati nuk u zhbllokua deri në minutën e 58’ të takimit, kur Bruti shënoi për epërsinë e pejanëve.

Me këtë rezultat nuk mund të pajtohej skuadra mysafire, deri në minutën e 71’ të takimit, kur Milickovic, barazoi rezultatin 1:1, rezultat që doli të jetë përfundimtar, pasi asnjëri ekip nuk shënoi më deri në fund.

Më këtë pikë të fituar, pejanët kanë grumbulluar pesë pikë dhe ndodhen në fund të tabelës, ndërsa skuadra nga Drenasi, me këtë pikë, shkon në kuotën  e shtatë pikëve dhe ndodhet në pozitën e tetë në tabelë. /Insajderi.com