Besa Luzha shpreh respekt për qëndrimet e Vjosa Osmanit kundër Thaçit dhe demarkacionit

Besa Luzha shpreh respekt për qëndrimet e Vjosa Osmanit kundër Thaçit dhe demarkacionit

Edhe pse garojnë në parti të ndryshme Besa Luzha dhe Vjosa Osmani kanë diçka që i bashkon. Luzha ka përmendur se janë dy qëndrimet që Osmani i ka pasur në të kaluarën që ia vlerëson edhe sot.

Në një prononcim për portalin.Info, Besa Luzha e cila i është bashkuar listës së koalicionit AAK-PSD për zgjedhjet e 6 tetorit ka mendim pozitiv për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Profesoresha e muzikës dhe aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha i ka përmendur për të mirë së paku dy qëndrime të Vjosa Osmanit.

“Për Vjosën, kam shumë respekt, kam admiruar konsistencën e saj dhe qëndrimin kundër veprimeve te bashkë partiakëve ne rastin e zgjedhjes së President Thaçit, ne rastin e demarkacionit etj” tha Luzha.

Luzha më tej shtoi se është e lumtur që Vjosa tashmë i ka tejkaluar ato dallime me po ata që dëshironin ta largonin dhe ta mënjanonin kontributin e saj nga LDK dhe shtoi se pret prej saj angazhim te mirëfillte për te avokuar dhe realizuar ndryshimet për te cilat shpesh kanë biseduar në të kaluarën.