Besa Shahini braktis komisionin, Rama jep një lajm për studentët

Besa Shahini braktis komisionin, Rama jep një lajm për studentët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini, e cila ndodhej në interpelancë në Komisionin e Edukimit lidhur me çështjen e studentëve, të cilët vijojnë protestat dhe bojkotin e mësimit, është larguar dhe nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Shahini nuk u ka dhënë përgjigje pyetjeve, ndërsa është shprehur se do t’u përgjigjet atyre me shkrim.

Kryetarja e Komisionit deputetja demokrate Albana Vokshi, e ka quajtur si antiligjor largimin e ministres pa u përgjigjur pyetjeve të anëtarve.

Sipas saj kjo ka ndodhur për shkak se Edi Rama u ka kërkuar ministrave të largohen nga komisioni.

Vetë kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi edhe këtë javë rastet e qytetarëve që kanë zgjidhur problemet e tyre me shtetin nga platforma e bashkëqeverisjes, foli dhe për studentët, ku tregoi se 900 prej tyre kanë bërë pyetje në platformë, raporton mapo.al.

Më tej shtoi se do të shtyhet dhe afati i aplikimit për punë në portalin “Punë të mbarë”, që t’u jepet mundësia të gjithëve për të aplikuar.