"Secili në punën e vet"

Besa Shahini për kërkesën e PD-së që ajo të dorëhiqet: Atë punë ka opozita

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, me theks të veçantë për fushën që ajo drejton, arsimin.

Besa Shahini për kërkesën e PD-së që ajo të dorëhiqet: Atë punë ka opozita

Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Shahini ka thënë se qeveria ku ajo bën pjesë, pavarësisht sfidave që nga fundi i vitit të kaluar, kjo qeveria i’a ka dal mbarë, njofton Insajderi.

E pyetur për kërkesën e PD-së që ajo të jep dorëheqje? – Shahini ka thënë se “atë punë e ka opozita, ajo bën punën e vet, unë e bej punën time”.

Ajo lidhur me këtë çështje ka shtuar se “sulmet e PD-së në drejtim të saj, nuk janë sulme e kritika për punën time, por më kanë sulmuar për shkak të prejardhjes”.

Besa Shahini ka thënë se në përgjithësi qeveria e Ramës ka kryer me sukses çdo punë në raport me rrethanat të cilat I kemi pasur para vetës./Insajderi.com