Besart Berisha lë ndeshjen me ekipin australian për Kosovën

Besart Berisha lë ndeshjen me ekipin australian për Kosovën

Sulmuesi kosovarë, Besart Berisha i cili luan në ekipin australian“Melbourne Victory”, ka treguar se nuk do të jetë prezent në ndeshjen kur do të luaj me “Brisbane”.

Berisha ka habitur “Melbourne Victory” në afatin për finalet e A League, duke iu përgjigjur një telefonate ndërkombëtare nga vendi i tij i lindjes, Kosova, shkruan gazeta australiane “The Sydney Morning Herald”.

Berisha do të shkojë në Evropë për të përfaqësuar vendin e tij muajin e ardhshëm në ndeshjen  kualifikuese të Kupës së Botës kundër Islandës, duke lënë ndeshjen kundër ish ekipit të tij “Brisbane”.

“Për mua, kjo është një kohë shumë emocionuese … Unë kam lindur atje dhe ata kanë nevojë për ndihmën time kështu që unë mendoj se është koha për të shkuar”, ka thënë të enjten Berisha.

Ai ka luajtur për Shqipërinë në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2008 dhe 2010 për Kupën e Botës. /Insajderi.com