Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Besimtarët ortodoks sot kremtojnë festën e Pashkëve.

Meshat e shenjta për Pashkë janë mbajtur në minutat e para të së dielës, që kremtuan festën e ringjalljes së Krishtit. Në mesnatë në të gjitha kishat ortodokse qytetarë të shumtë zhvilluan meshat e shenjta me rastin e pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.