Besnik Berisha përjashtohet nga rasti i Shaban Gogajt

Besnik Berisha përjashtohet nga rasti i Shaban Gogajt

Avokati kosovar, Besnik Berisha, është përjashtuar nga gjykimi në rastin e Shaban Gegajt, i cili po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018, njofton Insajderi.

Fjalët “paragjykues të çështjes penale”, ishin ato të cilat bënë që gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, të marrë vendim për përjashtimin e Berishës nga rasti në fjalë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi gjykatësja Husaj-Rugova ia ndaloi atij pyetjen drejtuar dëshmitarit Agron Hasanaj, në gjykimin ndaj Gogajt, i cili është duke u mbajtur në Gjykatën e Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, për këtë ai është dënuar me 500 euro gjobë, për çka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjalët “shyqyr që ekzistojnë shkallët e tjera”.

Pas kësaj, gjykatësja Husaj-Rugova mori aktvendim për përjashtimin e tij.

“Deri te ky vendim, trupi gjykues ka ardhur pasi që mbrojtësi në vazhdimësi ka prolonguar çështjen, duke konstatuar në procesverbal që si beson trupit gjykues dhe këtë çështje asnjëherë se ka adresuar tek organi përkatës. I është tërhequr vërejtja, mirëpo prapë ka vazhduar dhe pasi është dënuar me gjobë ka konstatuar se nuk i beson këtij trupi gjykues”, tha gjykatësja Husaj-Rugova.

Lidhur me këtë, gjykatësja Husaj-Rugova e njoftoi të akuzuarin Gogaj që të angazhojë mbrojtës tjetër brenda afatit prej një muaji. /Insajderi.com