Besnik Tahiri: Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomit janë përzgjedhur përmes CV-ve

Besnik Tahiri: Anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomit janë përzgjedhur përmes CV-ve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për krizën në Telekomin e Kosovës dhe emërimin e bordit të ri të kësaj ndërmarrjeje, përzgjedhja e të cilëve është bërë përmes CV, njofton Insajderi.

Ai në emisionin “Interkativ” të KTV-së ka thënë se emrat e tyre nuk janë të lidhur me politikën.

“Po është e vërtetë se sot kemi votuar në mënyrë elektronike për anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomi. Në fakt është lajm i mirë që nuk i njohim dhe i bie që nuk janë figura politike. Para se të vijë këtu bisedova me ministrin Kuçi dhe ajo çka ka ndodhur është që ministria e Ekonomisë që është përgjegjëse i ka marrë CV-ja e tyre dhe i kanë përzgjedhë këta katër persona”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se Qeveria si aksionare kryesore nuk ka mundësi ta lë një korporatë si Telekomi pa bord./Insajderi.com