Besnik Tahiri del në terren për t’i parë punimet e KEDS-it

Besnik Tahiri del në terren për t’i parë punimet e KEDS-it

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri,  sonte ka vizituar lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka parë nga afër punëtoret e KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët së bashku me ekipet e KOSTT-it janë duke punuar në mënyrë̈ që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme, njofton Insajderi

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar po punohet maksimaisht që të evitohet problemi në tërësi.

“Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur”.

“Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”./Insajderi.com