“Punë që nuk vlerësohet”

Besnik Tahiri kritikon BE-në

Besnik Tahiri kritikon BE-në. Thotë se është vonuar në raport me Kosovën sa i përket regjimit të vizave.

Besnik Tahiri kritikon BE-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar BE-në pse Kosova është akoma pa viza, njofton Insajderi.

Sipas Tahirit, edhe pse nga Komisioni Evropian, është thënë se qysh para dy viteve Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, Kosova vazhdon ta vuajë kufizimin e lëvizjes së lirë.

“U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim”.

Më pas Tahiri ka shtuar se Kosova është i vetmi vend të cilit i ka zgjatur kaq shumë procesi i vlerësimit për  liberalizim të vizave.

Në fund Tahiri ka thënë se çka është tepër është tepër.

“Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është”./Insajderi.com