fbpx

Beteja e pambaruar me ISIS-in dhe një luftë e re në ardhje

Beteja e pambaruar me ISIS-in dhe një luftë e re në ardhje

Grupet e milicëve rebelë sirianë dhe Turqia duket se po përgatiten të shtojnë operacionet e tyre ushtarake në veri të Alepos që synojnë kryesisht rimarrjen e qyteteve dhe fshatrave arabe, të pushtuara në vitin 2015 nga Njësitë Kurde të Mbrojtës së Popullit, ose YPG.

Luftimet janë një tregues i ri se Shtetet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Irani po zhyten më thellë në një konflikt shumëdimensional në Siri.

Forcat kurde siriane janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Sirinë veriore. Intensifikimi i përplasjes arabo-kurde, do të ndërlikonte planet e forcave demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët për të sulmuar Rakën, kryeqytetin e vetëshpallur të grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Situata në Sirinë veriore po bëhet gjithnjë e më komplekse, duke nxjerrë në pah mozaikun e mikro-konflikteve që përfshijnë grupe të ndryshme milicësh, ndërsa është rritur intensiteti i luftimeve mes rebelëve arabë të mbështur nga Turqia me kurdët.

IS-isi është përpjekur të fitojë terren në provincën e Idlib-it në perëndim të Alepos, gjë që i ka çuar edhe në përplasje me xhihadistët kundërshtarë të grupit të al-Kaidës.

Lufta mes të gjitha grupeve të përfshira në konflik zhvillohet për territore.

Luftimet në Sirinë veriore ndërmjet rebelëve të mbështetur nga Turqia, një vend anëtar i NATO-s, dhe kurdëve rrezikon të minojë betejën kundër grupit të shtetit islamik./VOA