Betimi i deputetëve, por si janë procedurat e tjera të seancës së sotme?

Betimi i deputetëve, por si janë procedurat e tjera të seancës së sotme?

Pasditen e sotme do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Tashmë që nuk kemi marrëveshje mes dy partive të para, VV-LDK, në seancën konstituive mund të shohim vetëm betimin e deputetëve dhe jo zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët për mungesë votash.

Seanca konstituive pritet të kryhet brenda ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.

E propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.