Betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë

Betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë

Ambasadori amerikan Delawie do të udhëheq ceremoninë e betimit të grupit të katërt i përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, bën të ditur njoftimi për media nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të shërbejnë në Kosovë për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze.