Beyonce: Aborti më mësoi se duhet të isha mamaja e vetes sime, para se të isha e dikujt tjetër

Beyonce: Aborti më mësoi se duhet të isha mamaja e vetes sime, para se të isha e dikujt tjetër

Ajo së fundmi ka pozuar për revistën ELLE, janar 2020, ndërsa është treguar mjaft e sinqertë për jetën dhe karrierën e saj profesionale.

Beyonce Knowles Carter në mesin e shumë gjërave, ka folur edhe mbi abortin që ka pësuar para se të sillte në jetë vajzën e saj, Blue Ivy.

Ajo është shprehur se kjo ngjarje e ka ndryshuar atë dhe këndvështrimin që ka për jetën. “Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë”.

Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër.

Më pas erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse”, është shprehur Beyonce.

Përveç Blue Ivy-t, këngëtarja është nënë edhe e dy binjakëve (Sir dhe Rumi Carter).