Beyonce dhe vajza e saj shkëlqejnë në premierën e “Mbretit Luan”

Beyonce dhe vajza e saj shkëlqejnë në premierën e “Mbretit Luan”

Beyonce është një prej pjestareve të cast-it të filmit më të pritur të kësaj vere, ribërjes së një prej ikonave të Disney “Mreti Luan”.

Pikërisht në premierën e filmit mbrëmjen e djeshme, Beyonce u shfaq së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy, dhe të thuash që vodhën vëmendjen e të gjithëve është pak. Artistja, e cila në këtë projekt i është besuar zëri i personazhit Nala, në fakt nuk pritej që të merrte pjesë në premierë sepse kush është fans i saj, e di sa të rralla i ka Beyonce prezencat në evente të tilla. Megjithatë, ajo zgjodhi që të shkonte së bashku me vajzën, e cila dueht të jetë shumë e emocionuar që mamaja e saj është pjesë e “mbretit Luan” dhe ishin kombinuar të dyja me këto veshje:

Si Blue Ivy, ashtu dhe Beyonce ishin veshur nga Alexander McQueen, me fustanet në formë kostumi (tuxedo), madje pjesën e poshtme të veshjes e kishin njësoj, me pafund aksesorë diamanti nga koka tek këmbët, bizhuteri dhe flokët të kapura gati në mënyrë identike. Pra me plot kuptimin e fjalës, “matchy-matchy”.

Beyonce-s në këtë premierë ju bashkuan dhe dy mikesha shumë të dashura, ish-pjestaret e grupit “Destinys Child”, Michelel Willimas dhe Kelly Rowland.