Beyonce, e vetmja artiste që mundi të bëjë masën të kthehen në veganë dhe personi i vetëm që ka mundur të kritikojë të kënduarën live të Ed Sheeran në këtë botë, mund të jet" />

Beyonce do të sjellë një dokumentar në Netflix

Beyonce do të sjellë një dokumentar në Netflix

Beyonce, e vetmja artiste që mundi të bëjë masën të kthehen në veganë dhe personi i vetëm që ka mundur të kritikojë të kënduarën live të Ed Sheeran në këtë botë, mund të jetë duke punuar për të publikuar një projekt surprizë brenda këtij muaji.

E mbani mend kur në 2016-në ajo theu internetin dhe shpirtin e gjithë fansave të saj, duke nxjerrë pa lajmëruar albumin/dokumentarin “Lemonade”. Mesa duket edhe këtë herë po planifikon të njejtën gjë, por kësaj rradhe në bashkëpunim me Netflix. Më herët këtë javë, “Us Weekly”raportoi se Beyonce po punon me Netflix për një dokumentar të ri dhe një burim pranë këngëtares tha se i gjithë projekti do të jetë për eksperiencën e saj në “Coachella 2018”. Nëse e keni harruar, Beyonce në Coachalla-n e vitit të kaluar performoi plot 25 këngë, duke kthyer dhe Destinys’s Child në skenë dhe duke u bërë e para artiste me ngjyrë që ishte protagonsite e shfaqjes. Madje disa e quajtën koncertin Beychella.

Gjithsesi, le të kthehemi tek projekti misterioz për të cilin po flisnim. Një llogari e Netflix në Twitter, postoi këtë foto, ku thjesht shkruhet “Homecoming”, që është titulli i dokumentarit/filmit, dhe 17 prill, datën kur do publikohet.

Kaq duhej që Twitter-i të çmendej dhe të gjithë të mendonin se ky është lajmërimi zyrtar për dokumentarin e Beyonce. Disa arysetuan se shkronjat e përdorura në poster janë njësoj si ato që këngëtarja përdor në çdo logo të saj.