Beyonce thyen rekord në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Grammy”

Beyonce thyen rekord në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Grammy”
Burimi i fotografisë: CBS

Kjo e diel shënoi dhe fitoren e 28-të të Beyoce, e bënë atë gruan më të vlerësuar në historinë e çmimeve “Grammy”, duke lënë pas Alison Krauss, shkruan Variety, transmeton Insajderi.

Ajo mori katër çmime të Dielën. Dy erdhën gjatë transmetimit në kohën kryesore, në të cilën ajo pranoi një çmim me Megan Thee Stallion për “Savage (Remix)” për këngën më të mirë rep dhe më pas një më vete për “Black Parade” për performancën më të mirë R&B.

Duke pranuar çmimin e performancës R&B për “Black Parade”, ajo tha, “Doja të lartësoja, inkurajoja dhe festoja të gjitha mbretëreshat dhe mbretërit e bukur më ngjyrë që vazhdojnë të më frymëzojnë dhe frymëzojnë të gjithë botën”. /Insajderi.com