Biden: “Çdo votë duhet të numërohet”

Biden: “Çdo votë duhet të numërohet”

Ndërsa disa shtete të fushës së betejës vazhdojnë të numërojnë votat dhe kufijtë mbeten të skajshëm, kandidati demokrat presidencial Joe Biden shkroi në Twitter të enjten në mëngjes: “Çdo votë duhet të numërohet”.

Ky tweet përfshinte një video të shkurtër që tregon njerëzit që, me sa duket, votuan.

Numërimi i votave po vazhdon në disa shtetet që njihen si shtete “të luhatshme” dhe të cilat do ta determinojnë fituesin.

Nga kampanja e Trump po bëjnë përpjekje përmes avokatëve të tyre që të ndalojnë numërimin në Pennsylvania, Wisconsin, Georgia dhe Michigan, pasi thonë se kanë dyshime që pati parregullsi gjatë numërimit.

Në disa shtete kanë filluar protestat me njerëz që kanë dalur në rrugë. Disa prej protestuesve duan që numërimi të vazhdojë, derisa të tjerë duan që ai të ndalet.

Donald Trump ka thënë se janë vjedhur zgjedhjet por, ende nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi.

Joe Biden ka thyer rekordin si njeriu me më së shumti vota të marra në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 71.5 milionë vota, derisa ka thënë se do të fitojë mjaftueshëm shtetet për t’u shpallur president.

Në përgjithësi, dalja në këto zgjedhje pritet të jetë më e larta në 120 vjetët e fundit, me 66/9% të daljes në zgjedhje.

Rezultati, siç është paralajmëruar, mund të vonohet për disa ditë./Insajderi.com