Biden: Deri në fund të majit do të ketë vaksina anti-COVID për çdo amerikan

Biden: Deri në fund të majit do të ketë vaksina anti-COVID për çdo amerikan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se do të ketë vaksina për të gjithë amerikanët deri në fund majit.

Kjo nënkupton se vaksinat do të jenë më shpejt në dispozicion sesa kishte premtuar, në fund të korrikut.

“Tre javë më parë, unë njoftova se do të kishim furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të gjithë Amerikanët deri në fund të korrikut”, ka shkruar Biden në Facebook.

Por, përpjekjet në prodhim janë rritur.

“Tani, me përpjekjet tona për të rritur prodhimin, ne do të kemi mjaft vaksina për çdo amerikan deri në fund të majit”. /Insajderi.com