Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të presë të enjten 40 udhëheqës botërorë për bisedime mbi ndryshimet e klimës.
Takimi virtual – i cili fillon në Ditën e Tokës dhe përfundon të Premten – vjen pasi administrata e re e SHBA-së u bashkua përsëri në marrëveshjen e klimës së Parisit në shkurt, duke ndryshuar tërheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, raporton Euronews.
Gjatë veprimtarisë, Joe Biden pritet të shpallë një synim të ri në uljen e emetimeve të gazeve serë të SHBA-ve. – të paktën një prerje 50% deri në 2030, krahasuar me nivelet e 2005.
Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do ta marrë seriozisht çështjen e ngrohjes globale. /Insajderi.com